Σάββατο 20 Απριλίου 2013

Festivali Antifashist në Zakintho - Antifa Fest di Zante


Organizimi i Festivalit të 1rë Antifashist në Zakintho është një iniciativë e shoqatës Rosso Nero dhe shpreson të funksionojë si një reagim fillestar ndaj provokimit fashist ,nëpërmjet një takimi në menyrë të vetorganizuar njerzish dhe shoqatash, të cilët e konsiderojnë fashizmin një kërcënim real.

Fashizmi gjithmonë ka qënë dhe është sherbyes i kapitalizmit, nuk është rastesi që të gjitha lëvizjet fashiste ‘u zhvilluan’ kryesisht mbas krizave ekonomike duke luajtur nje rol të rëndesishëm ne shkatërrimin e rrjeteve sociale duke krijuar një klimë terrori.
Historia ka treguar se fashizmi gjithmonë drejtohej kundër të shtypurve, shtresave popullore ,levizjeve punëtore dhe shoqerore. Sot me një menyre të pandershme ve në shenjester emigrantët sikur të jene fajtorët kryesorë për gjithë vuajtjet e botës mbarë.

Qellimi ynë është nje diskutim i hapur në shoqerine e Zakinthos ,duke informuar dhe duke bërë më të ndjeshëm njerezit persa i perket kesaj teme, por edhe të analizojmë menyra te ndryshme për te perballur këtë fenomen.
Festivali i 1rë Antifashist në Zakintho është krijuar në mënyrë horizontale (pjesmarrje e barabarte e të gjithëve) dhe bazohet ne vetorganizimin, solidaritetin, antihierarkinë dhe antikomercializmin.
Duke pasur si vegla: artin, librin, diskutimin dhe krijimin e përbashket, me vetorganizim dhe në mënyrë të përbashkët, larg çdo tabele dhe partie politike. Ftojmë të gjithë ata të cilet konsiderojne betejen antifashiste si një nevoëj historike ,
të marrin pjese ne menyre qe te bashkërendojme veprimet tona për realizimin e Festivalit të 1 re Antifashist ne Zakintho dhe të vertetojme se Zakintho është dhe do të mbetet nje ishull antifashist!

Festivali do të zhvillohet në treditorin 27-29 Prill 2013 ne sheshin ‘Solomos’.
Përgjegjesinë e organizimit e ka marre përsiper nje grup i hapur pune që fton secilin dhe secilën që është i interesuar te marrin pjese me cfaredo propozimi dhe menyre, ë kontaktojnë në
e-mail:antifafest@gmail.com


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου